Lajme

Raportohet se Njësia Speciale ka hyrë brenda manastirit të Banjskës

By FerizajPress

September 24, 2023

Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.Burime të lajminet, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës.

Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.