Sport

Pogba preferon Barcën para Realit

By FerizajPress

August 31, 2018

Francezi duket se nuk i ka raportet si më së miri me trajnerin Jose Mourinho dhe është afër largimit nga “Old Trafford”. Sipas “Don Balon”, Pogba nuk ka interesim për Real Madrid. Ai dëshiron të nënshkruajë me Barcelonën. Katalunasit janë në kërkim të francezit që një kohë të gjatë dhe kalimi I Pogbas në “Camp Nou” pritet të bëhet në janar. Francezi duket se preferon të luajë krahas Lionel Messit. /Lajmi.net/