Lajme

Podujeva ia dha lamtumirën e fundit Armela Segashit

By FerizajPress

July 26, 2016

Familjarë dhe të afërm dhe qindra qytetarë të Podujevës i kanë dhënë lamtumirën e fundit Armela Segashit.

Në varrimin e të vrarës në sulmin e Mynihut ishin edhe familjarë të Dijamant Zabergjës.

Dhimbjes së familjarëve të Armelës iu bashkuan edhe zyrtarë shtetërorë dhe anëtarë të partive.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë se pritja në arkivol e bashkatdhetarëve është e papërballueshme.

Përcjellja për në banesën e fundit, të ndjerës iu bë me ceremoni fetare dhe me flamurin kombëtar.

Bashkë me Armela Segashin dhe Dijamant Zabërgjën, u vra edhe Sabina Sulaj, e cila është varrosur në Gjermani.