Mauricio Pochettino ka mbështetur portierin Hugo Lloris të vazhdojë të jetë kapiten i Tottenham Hotspur. Menaxheri i “Spurs” ka thënë se ylli francez do ta mbajë ende shiritin e kapitenit, te ekipi londinez. “Nuk më ka shkuar mendja ta ndërroj kapitenin”, deklaroi Pochettino pas fitores 3:0 ndaj Manchester United, përcjell “lajmi.net”. Lloris ishte në rrezik ta humb shiritin pasi u arrestua pas vozitjes në gjendje të dehur. /Lajmi.net/