Tech

Po vjen një paisje e re

By FerizajPress

April 05, 2017

Yota Devices është kompani ruse, e cila qëndron mbrapa telefonave të mençur YotaPhone dhe YotaPhone 2 me dy ekrane, ndërsa tash ka nisur të publikojë ngacmues, me të cilët paralajmëron pajisje të re. Ngacmimi nuk na tregon shumë për dizajnin e telefonit, përveç që mund të shohim paralajmërimin se serish do të punohet në telefonin me dy ekrane.

Telefoni sipas pritjeve mund të quhet YotaPhone 3, ndërsa pritet që shitja të nis në verë.

Megjithatë, para paralajmërimit të telefonit të ri, YotaPhone 2, i cili është lansuar në shkurt 2014, ka marrë azhurnimin e sistemit operativ.

Telefoni punon me platformën Android KitKat (v4.4.3), ndërsa tash ka marrë përditësimin Marshmallow. Yotaphone 3 pritet të ketë ekran më të madh dhe procesor më të fuqishëm se sa pararendësi, ndërsa përveç kësaj pritet edhe përditësimi te karakteristikat tjera.