Skandali me mish tashmë ka marrë përmasa shqetësuese. Përveç konfiskimit të disa tonë mish të prishur e pa afat, në tregun e brendshëm kosovar bëhet tjetër krim.
Lopë të prera në mënyrë barbare, gjak, mbetje shtazore, madje edhe jashtëqitje mund të shihen në thertoret kosovare.
Deri më tani është raportuar mjaftueshëm për rrezikun nga importi, duke harruar dhe anashkaluar rrezikun nga tregu i brendshëm.
Tashmë Informimi.net nis serinë e raportimit për parregullsitë në thertoret dhe mishtoret e Kosovës.
Fotografitë e siguruara nga Agjencia jonë paraqesin një pjesë të vogël të skandalit në njërën nga thertoret e Kosovës.
Aty përveç pastërtisë ka gjithçka tjetër.
“Atë çfarë kam parë aty është hiç më pak se një krim, një vepër që vetëm sytë e mi din të tregojnë. Prej atij momenti asnjëherë nuk kam hanger produkte të mishit. Gjendje monstruoze, fëlliqësirë, kundërmim dhe helmim i mishit. Formë e re për vrasjen e njerëzve”, thotë autori i fotografisë, i cili thotë se ka mbetur i shokuar me atë çfarë ka parë aty.
Për çudi thertorja e cila gjendet në Prishtinë, e që vepron jo larg Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila këmbëngul se “mishi në Kosovë është cilësor dhe i sigurt”.
Shihni fotografitë më poshtë dhe gjykoni se çfarë mishi po na servohet në marketet dhe mishtoret tona.
Ndërsa Informimi.net do të mundohet që në ditët në vijim të sjellë edhe video nga kjo “masakër”.