Ferizaj– Në fshatin Zllatar të komunës së Ferizaj, po punohet me intensitet të shtuar në rregullimin e rrugës që qon në drejtim të fshatit Dardani, por edhe në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.
Për të parë nga afër këto punime doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Savrqa së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, por edhe me përfaqësuesit e këtyre fshatrave. Kryetari Svarqa këtë projekt e ka vlerësuar tejet lart, ndërkaq tha se edhe në këtë rrugë po punohet me standardet që po realizohen në të gjitha rrugët e qyteteve por edhe fshatrave.