Po rikthehet seriali më i shikuar vendor, “O Sa Mirë”, më atraktiv dhe më komik se kurrë më herët.
Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit të ri të serialit “O Sa Mirë” ashtu sikurse serialit për fëmijë, “O Sa Mirë Kids”.
Fillimisht do të mbahet një audicion në diasporë për serialin “O Sa Mirë”.
Audicioni do të mbahet më 15 shtator të shtunën në ora 14:00 në Murteschenstrasse 27 8048 në Zurich të Zvicrës.
“O Sa Mirë” dhe “O Sa Mirë Kids” po vijnë më ndryshe dhe më atraktive se asnjëherë tjetër.
Sezoni i ri do të fillojë shumë shpejt transmetimin, me serialin “O Sa Mirë” që vazhdon të konsiderohet në formë të pakontestueshme, seriali më i shikuar në vend.