Ferizaj

Po punohet me përkushtim të shtuar në hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit për Komunën e Ferizajt 2022-2026

By FerizajPress

March 08, 2022

Këtë të martë është mbajtur takimi i dytë i grupit punues për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit për Komunën e Ferizajt 2022-2026.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu. Ai me këtë rast e ka vlerësuar tejet lart hartimin e kësaj strategjie me vet faktin se një gjë e tillë po bëhet për herë të parë në qytetin e Ferizajt, por edhe në nivel vendi. Ai poashtu ka thënë se Ferizaj është njëri ndër vendet me të zhvilluara në vend, ndërsa ka theksuar se hartimi i kësaj strategjie është dashur të bëhet qysh më parë.

Ndërsa, drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, ka thënë se grupi punues po punon me përkushtim mjaft të madh, ndërkaq ka përmendur edhe realizmin e shumë vizitave, ku janë marr edhe shumë rekomandime të ndryshme.

Në realizmin e hartimit të kësaj strategjie kontribut të veçante po japin edhe drejtuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit. Me këtë rast kryetari i kësaj ode Hysen Sogojeva, është shprehur se është hera e parë që një komunën në Kosovë, harton strategji me një grup të tillë punues. Në këtë grup ka profesionistë të të gjithë fushave që i takojnë hotelerisë dhe turizmit.

Këtë iniciativë për hartimin e kësaj strategjie e ka përkrahur edhe Jeton Rexha ekspert i jashtëm për aplikime ne Fondet e BE-se.

Në këtë punëtori u tha se hartimi i Strategjisë se Truizmit pritet të behët brenda 4 muajve të ardhshëm me ç’rast do të involovohen edhe akterë të tjerë. Vlen të ceket se kjo strategji po punohet pa asnjë kosto financiare.