Sport

Po ndodh çmenduria, Belotti po transferohet atje ku nuk e ka pritur askush (Foto)

By FerizajPress

August 22, 2017

Kylian Mbappé dhe Fabinho besohet të jenë afër transferimit në Paris Saint-Germain.

Kjo ka bërë që Monako të tentojë transferin e sulmuesit Italian Andrea Belotti nga Torino.

PSG mendohet të jetë gati për të paguar rreth 230 milionë euro plus Lucasin, për të nënshkruar me dyshën fantastike të Monacos.

Kasper Dolberg raportohet se është në radarët e Monacos, por sipas Gazzetta dello Sport dhe Sky Italia Monako mund të tentojë edhe transferimin e Belottit, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi Italian ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro për klubet e huaja, dhe është menduar që Monegasques po e konsiderojnë seriozisht pagesën.

Për momentin nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes klubeve, por duke pasur parasysh klauzolën, çdo marrëveshje potenciale mund të zhvillohet shpejt.

Ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për këtë transfer. /ORAinfo/