Gjykata Themelore në Ferizaj, të hënën ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit N.A., i cili akuzohej për veprën penale të kanosjes. Ai është dënuar me 500 euro gjobë.
Aktgjykimi ndaj tij u shpall nga gjyqtari i çështjes Imri Sejda, raporton “Betimi për Drejtësi”.I akuzuari është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë shumën prej 20 euro, si dhe shumën prej 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit.
Ndërsa, i dëmtuari E.M. ka heq dorë nga ndjekja penale për të akuzuarin, po ashtu ka heq dorë nga kërkesa pasurore-juridike.Sipas aktakuzës, më 18 shtator 2019, në Ferizaj, i akuzuari N.A., e kishte kanosur seriozisht të dëmtuarin E.M, se do ta privojë nga jeta.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari e kanosi të dëmtuarin për shkaqe xhelozie.
Me këtë, i akuzuari ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.