Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikada” dhe se forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes.
I riu i plagosur është identifikuar me inicialet E.A. Ai është dërguar në spitalin e qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dyshon se autorët e plagosjes së 21-vjeçarit janë shtetasit B.Sh. dhe N.Sh.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfrontimin verbal e më pas edhe fizik e përdorimin e armëve të ftohta mes të rinjve në Berat.
.