Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”.
Gjatë ditës së parë të zbatimit, janë shqiptuar gjithsej 35 gjoba dhe janë konfiskuar 18 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe respektimit të ligjit.