Lajme

Plaku që nuk do të vdes pa i bërë 101 vjet (VIDEO)

By FerizajPress

April 24, 2016

100 vjeçari, Shefket Kabashi mund të dalë në oborr vetëm me ndihmën e djemve e nipave të tij, pasi këmbët pothuajse i humbi gjatë qëndrimit të gjatë në hapsanën e Nishit, ku u dërgua më 1949, pasi u dënua me burg të përjetshëm, për sic thotë, vrasjen e dy rusëve.

 

Kabashi, që ishte  ushtar i brigadës së 5-të të Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë, nuk e mban mend saktë kur i kreu vrasjet, njofton Klan Kosova.

Por ai e di se dy rusët i likuidoi pasi ata i kishin vrarë një kushëri, në malet e fshatit të tij, në Prizren.

Sidoqoftë, dënimi i përjetshëm iu hoq, ndërsa u ndëshkua me 101 vjet burg.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=uS27Dz2rEwM?feature=oembed]