Lajme

Plagosje para Parlamentit shqiptar

By FerizajPress

September 16, 2016

 

Mësohet se dy të rinj me inicialet R.M dhe M.Xh kanë qenë ulur në një lokal para godinës së Parlamentit dhe njëri prej tyre është vetëplagosur me armën që kishin me vete, shkruan Panorama.al.

Mësohet se arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Burimet thanë se është vetëplagosur në këmbë shtetasi me inicialet R.M.

Misteri qëndron se çdonin dy të rinjtë në lokal të armatosur teksa hetimet e policisë pritet t’i japin përgjigje kësaj pyetje.

Ndërkohë një video rreth kësaj ngjarje është publikuar nga koordinatorja për media e e PD-së, Silvi Bardhi.