Ferizaj

Plagosje me armë zjarri  në Ferizaj

By FerizajPress

June 25, 2016

Këtë të premte  rreth orës 23:30  në rrugën “Elena Gjika” , përballë Market “Mentori”  në Ferizaj ka ndodhur një plagosje me armë zjarri,transmeton FerizajPress.

Policia  ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po  merret me rastin deri sa ka rrethuar vendin  ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Rastin e ka konfirmuar edhe  togeri i policisë Agim Gashi.

“Ka ndodhur një plagosje me armë zjarri me ç’rast   është plagosur një qytetarë. Tani i plagosuri është në rrugë për në QKUK”  tha Agim Gashi për FerizajPress.

Për  identitetin  e të plagosurit dhe   arsyet e kësaj ngjarje Gashi tha se  së shpejti policia  do të dalë me komunikatë sapo të  përfundojnë hetimet rreth rastit.