Plagosje me armë në Tiranë, arrestohen dy persona

By FerizajPress

August 21, 2016

Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë. Nuk dihet identiteti i shënjestrës së sulmit me armë dhe as mosha e tij. Të shtënat me armë kanë ndodhur rreth orës 15:55.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.