Plagosja me armë në një pikë bastesh në Vlorë, arrestohet i dyshuari

By FerizajPress

June 18, 2016

I arrestuari është Elton Zotaj, 36 vjeç, i cili plagosi me armë në këmbë 37-vjeçarin me iniciale RR.M.

Ngjarja ndodhi në një pikë bastesh në lagjen ‘Lef Sallata’. I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu sekuestruan  edhe pistoletën “Glock” me të cilën është kryer plagosja, si dhe është kapur në flagrancë poseduesi i saj, Edmond Maskaj, i përfshirë në këtë konflikt.

The post Plagosja me armë në një pikë bastesh në Vlorë, arrestohet i dyshuari appeared first on Lajminet.