Lajme

Plagoset rëndë një shqiptar në Itali

By FerizajPress

June 30, 2018

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Matera, në zonën e Barit, Itali. I riu shqiptar, 29 vjeç, ishte duke qëndruar poshtë një kove vinçi kur është shkëputur kavoja që e mbante. Ajo ka rënë në tokë, duke e goditur në pjesën e majtë të trupit. Ai ka marrë plagë të rëndë. Shqiptari banonte në Altamura. Menjëherë në vendin e ngjarjes është dhënë alarmi, duke mbërritur dy autoambulanca dhe shqiptari më pas është transportuar me helikopter për në spital.