Lajme

Plagoset me armen e bashkëshortit

By FerizajPress

September 14, 2016

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe e ka proceduar rastin në prokurori për armë mbajtje pa leje.

“13.09.2016 -22:50. E dyshuara femër K/Shqiptare aksidentalisht ishte plagosur në dorë me armën e bashkëshortit të saj. Policia i është përgjigjur rastit dhe në sallon të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën e llojit pistoletë TT me një karikator me një fishek dhe një gëzhojë cal.7.62 mm. E plagosura pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar. Të dy të dyshimtit janë arrestuar dhe pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës