Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

By FerizajPress

January 31, 2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj është plagosur një person

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku viktima është plagosur me armë zjarri.

Ndihmën e parë mjekësore, viktima e ka marrë në emergjencën e Ferizajt, ndërsa për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është transportuar në QKUK.

Sipas policisë, dyshohet se viktima është plagosur aksidentalisht