Ferizaj. 18.01.2019. Rreth orës 16:00 në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj është plaçkitur një shtëpi.
Si duket hajnat nuk po e kanë problem që të kryejn vjedhjet edhe gjatë ditës. Një plaçkitje e tillë ndodhi sot rreth rës 16:00 në rrugën “Astrit Bytyqi”.
Sipas dëshmitarëve në shtëpinë e plaçkitur momentalisht nuk gjendej askush pasi deri para dy muajsh ka banuar vetëm një grua e moshuar por ajo është larguar për vizitë te djemtë.
Hajnat kanë shfrytëzuar këtë, kanë thyer derën e hyrjes dhe kanë hyrë brënda.
Rastin e kanë lajmëruar fqinjët pasi kanë vërejtur se dera e hyrjes është e thyer.
Tani në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e forenzikës dhe po merren me rastin.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim se çfarë kanë marrë hajnat në këtë shtëpi