Lajme

Pjesëtarët serbë në FSK: Bashkë, ia kalojmë shumë mirë

By FerizajPress

March 29, 2017

Millosh Denish, pjesëtar i Kazermës Newborn në Gjilan nga komuniteti serb, është shprehur për TC se ka për një kohë të gjatë në këtë kazermë dhe ka kaluar shumë mirë me të gjithë kolegët pavarësisht nga cili komunitet vijnë.

Okan Sadiku nga komuniteti turk thotë se ka 7 vite që shërben në FSK dhe ka nënvizuar se të gjitha komunitetet që shërbejnë angazhohen për t’i përmbushur kapacitetet operacionale. Për televizionin kanë folur edhe pjesëtarë të tjerë nga komuniteti serb e shqiptar.