Lajme

Pishtar Lutfiu në kolltukun e Abdilaqim Ademit

By FerizajPress

April 04, 2016

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të drejtohet nga Pishtar Lutfiu. Ai vjen në vendin e ministrit të deritanishëm Abdilaqim Ademi.

Arbër Ademi do të zëvendësojë zv/kryeministrin e deritanishëm Fatmir Besimi.

Ministër i Drejtësisë do të jetë Valdet Xhaferi në vend të Adnan Jasharit. Arlind Zeqiri do të jetë ministër pa resor në vend të Argëtim Fidës.

Arbër Ademi do të jetë zv kryeministër për çështje evropiane në vend të Fatmir Besimit

Zv kryeministër i Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili në vend të Musa Xhaferit.

Zv/ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Agim Nuhiu në vend të Zemri Qamilit.