Ferizaj

Pingpong: Kosova merr pjese në Kampionatin Ballkanik U21 në Edirne

By FerizajPress

August 01, 2018

Delegacioni i Kosovës ka udhëtuar për Turqi për të marrë pjesë në kampionatin Ballkanik për grupmoshat U21. Kampionati i 44-të Ballkanik në Ping-Pong për Seniorë U21 do të mbahet nga 01 deri më 05 gusht 2018, në “Mimar Sinan Sport Hall” të Edirne të Turqisë.

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë:Lojtarë: Alma Mehmeti, Edona Shabani, Shega Hashani, Fatih Karabaxhaku, Donat Sinani dhe Kreshnik Mahmuti

Trajnerë: Yll Bislimi dhe Yll Maloku Refer: Eroll Karabaxhaku Delegat: Nehat Çitaku

Kampionati Ballkanik do të organizohet në të gjitha disiplinat, në garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe në çifte te përziera, ndërsa pjesëmarrëse janë 11 shtete