Lajme

Pezullohet nga puna, zv.drejtoresha pi ilaçe dhe përfundon në spital

By FerizajPress

February 11, 2017

Drejtoria Arsimore Rajonale e ka shkarkuar nëndrejtoreshën sepse ajo ka zëvendësuar drejtoreshën e shkollës A. M. duke dhënë mësim në vend të saj, kur drejtoresha ndodhej jashtë shtetit.

Nëndrejtoresha D. S. e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe për këtë arsye ka marrë sasinë e ilaçeve.

Pas trajtimit mjekësor ajo është kthyer në shtëpi, jashtë rrezikut për jetën.