Lajme

Peticioni #DrejtësiPërAstritin i dorëzohet Kuvendit (Foto/Video)

By FerizajPress

November 29, 2016

Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi në emër të të gjithë qytetarëve kanë  dorëzuar peticionin #DrejtësiPërAstritin tek Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, raporton lajmi.net

“Ne dorëzuam kërkesën tonë bashkë me nënshkrimet për peticione. Kemi dorëzua 23 mijë e 774. Kemi mbledh edhe ma shumë por kemi verifikuar disa dhe këta i kemi dorëzuar. Nëse këta qytetarë kanë kërkua që të zgjedhurit e popullit të diskutojnë për këtë rast mendoj se do të duhet të ndodhte një debat parlamentar. Kërkesa tjera të këtyre nënshkrimeve janë dorëheqja e ministres Hoxha dhe ministrit Hyseni po ashtu shkarkimi i personave përgjegjës të burgut dhe hetimi i pavarur ndërkombëtar”, ka deklaruar aktivistja Besa Luzha.

Ajo ka shtuar se presin që pas 2 dhjetorit të mbahet kjo seancë.

Zyrtarët e Kuvendit i kanë pranuar peticionet e dorëzuara, ndërkaq, ato pritet të dorëzohen edhe në Qeveri.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë më 05 nëntor, kur po mbahej në burg si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net

 

 

.