Ferizaj

Pesëmbëdhjetë shkolla të Ferizajt pajisen me kuti të ndihmës së parë

By FerizajPress

June 22, 2017

Ferizaj.22.06.2017. Kryqi i Kuq,dega në Ferizaj ka pajisur 15 shkolla të qytetit të Ferizajt me kuti të Ndihmës së Parë.

Ky aksion u morë nga Kryqi i Kuq,dega në Ferizaj në kuadër të projektit  “Rinia dhe shëndeti riprodhues”

Fuad Behluli,sekretar i Kryqit të Kuq në Ferizaj tha se në kuadër të projekteve që po realizojnë   duke filluar edhe nga kurset dhe trajnimet e dhënies së ndihmës së parë kanë vërejtur se në asnjë shkollë të Ferizajt nuk ka kutia të ndihmës së parë.

“ Në kuadër të këtij projekti  është gjetur së shkollat e Ferizajt  kanë nevojë për kuti të ndihmës së parë e cila do tu gjendet personelit arsimor dhe nxënësve në raste të caktuara.Me këtë rast janë shpërndarë 15 kuti  të ndihmës së parë  nëpër shkollat e qytetit të cilat janë të mbushura me materiale të nevojshme  dhe do të shërbejnë për raste emergjente” ka thënë Fuad Behluli.