Ferizaj

Pesëmbëdhjetë vite burgim për vrasjen e bashkëshortes

By FerizajPress

May 11, 2016

Kryerari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj,  Musa Konxheli, të mërkurën 11 maj 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit H.B, shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna – Hani i Elezit, i cilit në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Ferizajt, akuzohet se ka kryer veprën penale  vrasje e rëndë  si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas pranimit të fajësisë në shqyrtimin fillestar , u gjykua me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë  (15) vite.

I pandehuri akuzohet se : “Në muajin shkurt 2016, në shtëpinë e tij, me dashje direkte e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij, F.B, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale e të akuzuarit dhe tani të ndjerës, i akuzuari shkon në podrumin e shtëpisë së tij dhe merr pistoletën e tij , dhe ka shtënë në drejtim të viktimës ku herën e parë predha nuk shkrep dhe bie në dysheme, ndërsa katër plumbat e radhës i shkrep në kokën e të ndjerës ku si pasojë e këtyre goditjeve shkaktohet gjakderdhje dhe viktima ndërron jetë menjëherë.