Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar se ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor te fshati Stanovc, ku janë të përfshira dy vetura civile. Siç njofton zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.