Në Komunën e Ferizajt, gjatë këtij viti pesë familje janë bërë më shtëpi të reja, falë fondit për personat e kthyer.
Kjo u bë e ditur nga zyrtarja për kthim dhe komunitete në Komunën e Ferizajt, Xhevahire Dervishi Rexhepi. Sipas saj përfitues të këtyre shtëpive janë komunitete të ndryshme që jetojnë në këtë komunë. “Gjatë kësaj periudhe kemi ndërtuar edhe 5 shtëpi, ku katër janë të kompletuar nga fondi për riintegrim ku familjet janë të vendosura, kurse një shtëpi është ende në proces. Prej tyre përfitues janë 3 familje shqiptarë dy në fshatin Bibaj dhe një në fshatin Kosinë, kurse edhe 2 familje të tjera janë në fshatin Dubrave ku përfitues është një familje rome dhe një ashkanli”, ka thënë Dervishi-Rexhepi.