Sport

Pesë derbit që nuk duhet t’i humbni këtë javë

By FerizajPress

October 21, 2016

Ligat e futbollit rikthen në aksion për të zhvilluar ndeshjet e parapara për këto javë.

Padyshim se vëmendja do të jetë te ligat më të forta të Evropës.

Një ndeshje që tërheqë vëmendjen është ajo mes Valencias dhe Barcelonës në Spanjë.

Për Valencian nis një epokë e re, me trajnerin e ri Cesare Prandelli, e që në ndeshjen e parë përballet me kampionët e Luis Enrique.

Në Bundesligë, Bayern Munich zhvillon derbin me Borussia Monchengladbach.

Skuadra e vetme që ka të gjitha fitore këtë edicion në pesë ligat kryesore në Evropë, Feyenoord, këtë javë vihet përballë një testi të vështirë, përballë Ajaxit.

Në Premierligë, Jose Mourinho tani si trajner i Manchester Unitedit, do të rikthehet në “shtëpinë” e tij në ‘Stamford Bridge’, për të tentuar të mposht ish skuadrën e tij, Chelsean.

Dhe natyrisht ndeshja që nuk duhet humbur, është ajo mes Milanit dhe Juventusit që zhvillohet në ‘San Siro’ ditën e shtunë duke filluar nga ora 20:45./lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.