Ferizaj

Përveç Shaqirit e Xhakës, edhe një ferizajase ia pa sherrin shqiponjës

By FerizajPress

July 31, 2018

Në Bled të Sllovenisë është mbajtur edicioni i 5-të i festivalit së këngës për fëmijë, adoleshent dhe të rritur “Blejski zlatni mikrofon”(Mikrofoni i artë i Bled-it). Daorsa Sopa ishte njëra prej pjesmarrësve, që gjithashtu e përfaqësoi Kosovën në këtë festival. Daorsa bëri edhe më shumë krenar shqipatrët kur në fund të performancës së saj bëri shqipnjën dy krenare. Por e gjithë kjo i kushtoi asaj me pikët minimale nga një anëtarë i jurisë që ishte serb dhe kjo gjë e penalizoi që të arrinte më lartë në listë.

“E vecante ne stil, skenike dhe shume e hapur ajo u cilesua si performuese shume e mire dhe debutante e shkelqyer ne kategorine e saj nga juria profesionale e perbere nga shtetet te ndryshme Malta ,Itali, Serbi, Slloveni, Bullgari dhe Kosove dhe ne kendim Live. Me te perfunduar mori ftesa te tjera per te perfaqesuar Kosoven ne Rumani ne kategorine e saj, dhe me tu kthyer mori oferta edhe per Ukraine, Spanje dhe Kroaci”, thuhet në një njoftim për media.

Gjithashtu, rrugëtimi i saj nuk përfundon me kaq, sepse pas festivalit Daorsa mori edhe ftesa të tjera për të përfaqësuar Kosovën./FaktePlus/