Ferizaj

Përurohet libri “Rrugëtimi i një bashkatdhetari” i autorëve Sherafedin Kadriu dhe Sabit Rrustemi

By FerizajPress

September 04, 2022

Në  Qendrën e Kulturës në Ferizaj është bërë promovimi i librit “Rrugëtimi i një bashkatdhetari” i autorëve Sherafedin Kadriu dhe Sabit Rrustemi.

Romani “Rrugëtimi i një bashkatdhetari” trajton një periudhë prej disa dekadave që kanë karakterizuar zhvillimet në Kosovës, ku autorët përmes personazhit kryesorë të këtij libri përshkruajnë edhe ngjarjet  dhe peripecitë që përjetuan bashkatdhetarët  tanë.

Për librin, një fjalë rasti mbajti edhe njëri nga autorët e  këtij rlibri, Sabit Rrustemi, i cili tha se kësaj punë I hyri me  kënaqësi duke ditur kontributin e madh që dhanë bashkatdhetarët  në çështjen kombëtare.

“Rrugëtimi i një bashkatdhetari”i sjell në vëmendjen e publikut dhe lexuesit  tonë një emër  tejet të rëndësishëm  të ilegales shqiptare, asaj ilegaleje që ka vepruar në Kosovë dhe në shtetet e Perëndimit, gjatë dy dhjetëvjetëshave të fundit të shekullit  njëzet, Elfi Agushit. Në  dukje të parë, emër  i panjohur për gjeneratat e këtyre dy dhjetëvjetëshave të shekullit njëzetenjë. Andaj, kjo edhe të  nxitë për  ta zbardhur  jo vetëm figurën e tij, po edhe gjithë atë veprimtari atdhetare të zhvilluar në Perëndim, sidomos pas ngjarjeve të Pranverës studentore të vitit 1981 e këndej. Dhe jo vetëm përmes rrëfimit të tij.  Elfi Agushi është burrë i fjalës, i punës e i veprimit. Me gjuhën  e veprimtarëve të ilegales, njihet si Njeri i Aksionit, që di të kryej punë dhe që nuk rrah gjoks, as edhe njëherë. “Rrugëtimi i një bashkatdhetari” merr si shkas Elfi Agushin, për t’u njohur më shumë me këtë pjesë të Kosovës, nga kohërat më të hershme e këndej, për t’u njohur dhe me një jetë të rëndë mërgimi mërgimi, për t’u krenuar dhe me një Lëvizje  të pandalshme atdhetare për liri, pavarësi e bashkim kombëtar” tha Sabit Rrustemi, bashkautor i këtij libri.

Ndërsa  redaktori i këtij libri Nexhat Rexha, në një fjalë rasti foli për përmbajtjen e librit  dhe  peripecitë e personazhit të këtij libri, veprimtarinë e tij dhe kohën e vështirë kur  mërgimtarët su ndalën së vepruari për çështjen kombëtare.

Edhe  veprimtari Faton Topalli  foli për jetën dhe veprimtarinë e personazhit të këtij libri, Elfi Agushi.

“Ky libër i cili i kushtohet  Elfi Agushit , jo vetëm se përshkruan jetën e një bashkatdhetari, por është një kezemplarë që përshkruan jetën e mërgimtarëve, përshkruan aktivitetet që kanë zhvilluar dhe peripecitë e tyre. Secili prej bashkatdhetarëve ka një histori të veçantë, secili prej tyre pastaj ka diçka të përbashkët. Të gjithë ata që kanë provuar bukën me lot do ta kenë vendin aty” tha mes të tjerash veprimtari Faton Topalli.

Veprimtari Osman Osmani tha se temat dhe  motivet e rrëfyera në libër që për bazë kanë jetën e ato përfshijnë një  histori të popullit shqiptar në shekullin e kaluar.

“Mbi të gjitha pavarësisht se rlibri mund të duket si  një rrëfim për Elfi Agushin, jetën dhe veprimtarinë e tij, këtu paraqitet  një histori  e shumëvjeçare të shekullit të kaluar  që kaloi shoqëria kosovare” tha Osmani.