Ferizaj

Përurohet Harta Turistike e Ferizajt

By FerizajPress

November 05, 2022

Këto ditë, ferizajasit por edhe vizitorët e Ferizajt, kanë mundur të shohin në hyrje-daljet e qytetit dhe në disa pika të qytetit, tabela masive të vendosura skaj rrugëve, në të cilat është paraqitur Harta Turistike e Ferizajt.

Ky projekt i zhvilluar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, u përurua nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti. Këta të fundit, njoftuan për rëndësinë e këtij projekti, për të mundësuar promovimin e potencialit turistik të Ferizajt, si dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të kësaj sfere, duke nisur me këtë hap.

Drejtori Dërguti njoftoi se Harta Turistike është e pajisur edhe me QR kodin, i cili mund të skanohet, e që së shpejti do të lansohet edhe web faqja, në gjuhën shqipe dhe angleze, ku qasja në pika turistike dhe informacionet për to, do të jenë më pranë qytetarëve.