Ferizaj

Përurohet çerdhja e re në Ferizaj, investim i Bashkimit Evropian

By FerizajPress

June 14, 2016

Këtë të martë është bërë përurimi i çerdhes së re në qytetin e Ferizajt, . Në përurimin e kësaj çerdheje merrnin pjesë zyrtarë të Bashkimit Evropian, drejtues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës si dhe mysafirë të tjerë.

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Bashkimit Evropian në Kosovës Christof Stock në përurimin e kësaj cerdhe është shprehur se projekti i kësaj çerdheje është njëri ndër projektet më të mëdha që ka realizuar Bashkimi Evropian në Kosovës.