Behgjet Pacolli ka kontaktuar personin i cili ka ndihmuar në gjetjen e arrestimin e Dardan Krivaqës. Politikani e biznesmeni i ofroi atij shpërblimin të cilin e kishte premtuar gjatë ditës për këdo që kontribuon në gjetjen e të dyshuarit kryesor për vra sjen e Marigona Osmanit.
Por, personi që ndihmoi e që nuk deshi ta bëjë të ditur identitetin e tij nuk ka pranuar shpërblim, ai tha për Klan Kosova se nuk do asgjë për këtë ndihmë, ngase e ka bërë për hir të vajzës së tij e dhembshurisë për 18-vjeçaren.
Këtë e konfirmoi përmes një shkrimi në Facebook edhe këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.
Këshilltari i Pacollit: Jemi në kontakt me personin që ndihmoi për arrestimin e Krivaqës, refuzon shpërblimin
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ofruar këtë të martë shpërblim për personin që ndihmon në identifikimin e Dardan Krivaqës si i dysh uar për vra sjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.
Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, ka njoftuar se tashmë kanë krijuar kontakt me dëshmitarin për t’ia dhënë shpërblimin, duke mos përmendur shumën, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arres timin e vra sësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, është shprehur ai.