Ferizaj

Personi i arrestuar në Ferizaj është ekstraduar nga Italia

By FerizajPress

June 01, 2020

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik, se me datë 31 Maj 2020, në ora 16:30, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person nga Hani i Elezit.

“I njëjti është arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga Italia në Kosovë, nën dyshimin se me datë 09 Shtator 2002, ka kryer veprën penale “Vr asje në tentativë” dhe “Vr asje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- njofton Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.