Ferizaj

Persona të maskuar sulmojnë Raiffeisen bankë, filiali në Ferizaj

By FerizajPress

September 04, 2018

Ferizaj. .04.09.2018. Persona të maskuar sot kanë hyrë në filialin e Raffeisen bank në Ferizaj.Në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, afër HIB Petroll katër persona të maskuar kanë hyrë në bankë, filialë e Raiffeisen bank. Rastin e ka konfirmuar për Ferizajpress edhe zëdhënësi i policisë toger Agim Gashi. “Sipas informatave që kemi ,katër persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në këtë filialë të bankës. Të dyshuarit janë larguar shumë shpejt. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Ende nuk kemi ndonjë raport se çka kanë marrë plaçkitësit pasi ende nuk kanë përfunduar hetimet.” ka thënë togeri Agim Gashi.