Lajme

Përreth termocentraleve, njerëzit po sëmuren nga kanceri

By FerizajPress

December 25, 2016

Zyrtarë shëndetësorë paralajmërojnë për rreziqet derisa jepen edhe rekomandime nga IKSHP-ja për veprime konkrete në mbrojtje të shëndetit

Del në mbrëmje për t’i mbledhur në ballkon rrobat që i ka vendosur të thahen gjatë ditës. Por, 41-vjeçarja, Mexhide Hajrizi, i fut brenda ato ndonëse nuk janë tharë mjaftueshëm. Ajo thotë se sapo bie muzgu gjithçka ndryshon në qytezën ku jeton.

“Pluhur e ajër i ndotur. Nëse futet në rroba dhe trup nuk ka që e largon”, thotë gruaja nga Fushë Kosova.

Ajo thotë se gjithë ky pluhur vjen nga termocentralet e që, sipas saj, shkon direkt edhe në mushkëritë e njerëzve.

E ndotja e ajrit konsiderohet si një ndër faktorët që ndikon direkt në shfaqjen e sëmundjeve malinje, kryesisht të rrugëve respiratore. /Zëri/

.