Përplasje në Kuvend, Noka i shkon te foltorja Ramës (Video)

By FerizajPress

June 09, 2016

Ishte replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Flamur Noka që ka çuar në një debat me tone të larta.

Rama iu drejtua deputetit Noka duke i thënë që të mos bëhej pjesë e një tufe.

Noka është ngritur nga vendi, duke vajtur në drejtim të foltores, nga ky po fliste kryeministri.

Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës duke rrethuar Kryeministrin.

Pas kësaj, seanca është ndërprerë.

The post Përplasje në Kuvend, Noka i shkon te foltorja Ramës (Video) appeared first on Lajminet.