Ferizaj

Përplasje mes studentëve dhe zyrtarëve komunal në Ferizaj

By FerizajPress

March 31, 2017

Në Ferizaj gjatë ditës së sotme, një grup studentor kanë penguar punimet e asamblesë komunale.

Mexhit Ramosa nga Demokracia Studentore, ka thënë në Ora e Fundit se kjo po bëhet për shkak të gjuhës fyese që është përdorur nga Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ndaj një asamlisteje të Kuvendit Komunal, njofton Klan Kosova.

”Është për ta kundërshtuar gjuhën fyese të Svarqës që ka përdorur ndaj një gruaje. Se kemi penguar askënd, pankartat që patëm ne u shqyen”.

”Kjo qeveri po cenon edhe mediat sepse se ka transmetuar askund mbledhjen” ka thënë Ramosa, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq menjëherë pas deklaratave të Ramosajt, ka pasuar reagimi i Faruk Gurit, Kryetar i Kuvendit komunal të Ferizajt, i cili tha se e gjithë kjo pengesë po bëhet për inate personale që studentët kanë me organet komunale, njofton Klan Kosova.

”Kjo organizatë studentore në vend që të mirret me çështjet studentore po merret dhe po pengon asamblenë po merret me gjëra që nuk iu takojnë”.

”Merren me një çështje për të cilën është sqaruar më 10 mars. Ky aktivitet i kësaj demokracie vjen si shkak i inateve personale me organet komunale, sepse kjo organizatë ka kërkuar një donacion për të menaxhuar debatet publike, e ky donacion nuk i është ofruar për shkak të disa procedurave” ka thënë Guri në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.

Akuzat se kjo pengesë e asamblesë komunale në Ferizaj po bëhet për inate personale i ka mohuar përfaqësuesi i grupit të studentëve Mexhit Ramosa, duke thënë se inatet nuk qëndrojnë aspak me personelin e komunës në Ferizaj.

”Kjo që po e thotë kryetari është shqetësuese dhe nuk qëndron aspak në atë se ne kemi inate personale me Kryetarin Svarqa”

”Kryetari nëse e ka fyer një grua asambleiste është në gjendje të fyej gjithë gratë e Kosovës”.

”Sot nga Kuvendi jemi larguar dhunshëm, na janë shqyer pankartat”.

”Aksionet tona do t’i vazhdojmë për të ndaluar këtë qeveri fyese. Nuk kam inate personale me Kryetarin”, ka përfunduar Ramosa, njofton Klan Kosova.