Lajme

Përplaset treni me një veturë në Drenas

By FerizajPress

August 14, 2018

Një tren është përplasur me një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas zëdhënëses së Policisë, aksidenti mes trenit dhe veturës ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Në këtë aksident përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.