Ferizaj

Përplaset shoqëria civile në Ferizaj (VIDEO)

By FerizajPress

April 04, 2017

Organizata Joqeveritare INPO doli kundër mënyrës së zgjedhjes së aktivistit Kenan Gashi si pjesë e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale në Ferizaj.

INPO doli kundër që drejtori i Avonetit të jetë pjesë e komisionit për shkak se propozimi erdhi nga një subjekt politik.

Sipas drejtoreshës së INPO, Albulena Nrecaj, përzgjedhja e përfaqësuesit të shoqërisë civile u bë pa konsultim me organizatat lokale joqeveritare.

Në anën tjetër, për Kenan Gashin mënyra e zgjedhjes së tij ishte krejt legjitime./Klan Kosova