Ferizaj

Përplasen për ujin, kandidatët për Ferizajn akuzojnë Sfarqen

By FerizajPress

September 21, 2017

21.09.2017. Muharrem Sfarqa kandidati aktual i Ferizajt në debat me kandidatët e të gjitha subjekteve politike për të parin e Ferizajt në “Tribunë Zgjedhore” ka thënë se kushdo që pretendon në keqpërdorime apo nepotizëm në kohën e udhëheqjes së tij, le ti drejtohet edhe publikut e edhe Gjykatave me fakte, ngase nuk ka asgjë të vërtet në këto akuza.

Amir Rexhepi nga AKR-ja ka thënë se udhëheqja e Sfarqës vazhdon ti lë pa ujë Gremen dhe Komogllavën dhe gjithashtu disa pjesë të qytetit.

Duke thënë se kjo po bëhet qëllimshëm.

Kandidatët e subjekteve politike e kanë akuzuar Sfaqen për neglizhencë të disa fshatrave duke mos u vendosur fare gypa të ujit.

Ndërsa Sfarqa ka thënë se zgjidhja e problemit të ujit në Ferizaj nuk mund të zgjidhet pa një ujëmbledhës, por duke u zotuar se është projekt që do finalizohet dhe do zgjidhet në një afat të shkurtër kohorë.