Diego Perotti është i dashuruar në klubin e Romës dhe tifozët. Argjentinasi thotë që nuk e mendon fare largimin nga Roma, përcjellë “Lajmi.net”. “Të largohem nga Roma pa e fituar një trofe do të ishte dëshpërim më i madh se Botërori 2018”, deklaroi Perotti. “Jemi të fortë dhe do të luftojmë për trofe këtë vit. Do të ishte diçka fantastike”, shtoi ai. /Lajmi.net/