Autoritet lokale dhe qendrore nuk kanë ndërmarr asnjë hap për rregullimin e shtratit të lumit ndërsa pavarësisht donacioneve edhe rruga përreth mbetet e mbuluar në gurrë dhe pluhur.
Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e komunës.
“Pluhuri na bën shumë problem, kalojmë këtu. Sqarim asgjë nuk ka, i kanë lanë pllakat këtu dhe nuk janë tu i marrë ti vendosin. Nuk janë tu e rregulluar as lumin as rrugën, asnjë lloj investimi nuk kanë bë këtu”.
Ndërkaq Komuna e Tetovës vonesën e punimeve e arsyeton me mos zgjidhjen e dilemës nëse fillimisht duhet të rregullohet shtrati i lumit apo rruga.
Pa dhënë një datë konkrete, nga komuna premtuan se megjithatë punimet do ti nisin shumë shpejtë.
The post Përmbytjet në Tetovë, asnjë riparim appeared first on Lajminet.