Ferizaj

Përmbyllje e përvjetorëve jubilar – 20 vjet LAVDI

By FerizajPress

October 24, 2019

NJOFTIM PËR HOMAZHE DHE AKADEMI PËRKUJTIMORENAIM BEKA – AGIM MATOSHI – AVNI SHEHU

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, në përvjetorin jubilar të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Naim Beka – Sokoli, Agim Matoshi dhe Avni Shehu, ftoheni nesër me datë 25.10.2019:

10:00 – homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, për dëshmorët Naim Beka dhe Agim Matoshi;

11:00 – akademi përkujtimore, teatri “Adriana” – Ferizaj;

15:00 – homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Kaçanik, për dëshmorin Avni Shehu.

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve!