Pas përfundimit të zgjedhjeve të kuvendeve të 19 nëndegëve, sot u mbajtë Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Ferizaj, ku edhe u përfunduan punimet me sukses në një atmosferë festive.
Kuvendi zgjedhor kishte 51 delegatë, ndërsa Kandidat për kryetar ishte vetëm një kandidat: Afrim Mehmeti.
Me mandat katër vjeçar zgjedhet kryetar i degës në Ferizaj, Afrim Mehmeti.
Kuvendi gjithashtu zgjodhi edhe Këshillin Drejtues dhe Delegatët për Kuvendin Qëndror.
Falënderojmë Kryetarin e deritanishëm, Rafiz Sejdiun për angazhimin dhe punën e bërë deri më sot, në mbrojtjen dhe përfaqësimin e vlerave të luftës së UÇK-së.
Suksese Kryetarit Afrim Mehmeti, si dhe të zgjedhurve në këtë kuvend.
Ferizaj, 16 nëntor 2024OVL UÇK