Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kaçanik ka ndodhur një rrahje në mes katër personave, derisa njëri është dërguar për trajtim në QKUK,pas lëndimeve të marra.
“Një rrahje në mes të katër personave meshkuj K/Shqiptarë ka ndodhur në Kaçanik dhe se gjatë rrahjes tre të dyshuarit kanë goditur me mjete të forta viktimën, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda, i cili si pasojë e lëndimeve ka mbetur pa vetëdije. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, njofton Policia.